Peja reagon menjëherë, prezanton trajnerin e ri

KB Peja sot njoftoi se i ka ndarë rrugët me trajnerin Jordanco Davidkov pas humbjes nga Ylli.

Por, reagimi i Verdhezinjve ishte i menjëhershëm duke e prezantuar sot trajnerin e katërt brenda një sezoni.

Dragan Radovic do t’ju prijë pejanëve në pjesën e mbetur të sezonit, natyrisht, nëse klubi nga Rrafshi i Dukagjinit nuk e “provon” edhe ndonjë trajner.

Basketbolli kosovar nuk është i panjohur për trajnerin Radovic, i cili e udhëhoqi së fundmi Sigal Prishtinën drejt trofeut të Kupës së Kosovës.

Paraprakisht, pas humbjes nga Golden Eagle Ylli, trajneri i deritashëm i Pejës, Jordanco Davidkov ka dhënë dorëheqje.

Pejanët janë prekur me të madhe nga pandemia COVID-19 dhe së fundmi po përballen me luhatje të rezultateve.