Peja përfaqëson Kosovën në Kupën Ballkanike, meshkujt

 

Kampionia e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në sezonin e fundit, Peja, do të jetë ekipi që do ta përfaqësojë Kosovën në Kupën Ballkanike që do të mbahet në qytetin Sirnak të Turqisë.

Peja ka treguar formë brilante përgjatë sezonit të kaluar kur, përveç që triumfoi në Superligë, fitoi edhe Kupën, duke mposhtur në finale Ferizajn.

Pejanët do të kenë mundësi të matin forcat me disa prej top klubeve në Kupën Ballkanike, ku do të marrin pjesë ekipe nga Serbia dhe Turqia.

Zyrtare: Arb Manaj i bashkohet Slaven Belupos

Zyrtare: Eriksen prezantohet te Manchester United