Peja për Vëllaznimin, ja çka bën komshiu për komshi

Klubi basketbollistik i Pejës i ka dalë në ndihmë klubit futbollistik Vëllaznimi nga Gjakova, duke e zbuluar një mesazh tashmë të njohur për publikun.

Bëhet fjalë për “Mabetex, thuaj po Vëllaznimit”, iniciativë nga tifozët gjakovar për evitimin e gjendjes së mjerueshme në klubin kuqezi.

Basketbollistët pejan e kanë zbuluar këtë mesazh në zhveshtoret e palestrës sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, pas takimit ndaj Vëllaznimit në kuadër të elitës së basketbollit kosovar. /Gazeta Olle

10987444_861305147261011_5716700695155977482_n

984274_861869823871210_9046805942504360086_n