Peja pa problem

Skuadra e Pejës, ka vazhduar serinë pozitive në ETC Superligën në basketboll pasi ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 96:53.

Pejanët dominuan në këtë takim nga fillimi i ndeshjes e deri në fund duke mos iu rrezikuar fitorja për asnjë moment. Lojtari më i dalluar te pejanët në këtë fitore ishte Drilon Hajrizi me 18 pikë të shënuara përderisa të gjakovarët u dallua Korab Prekazi me 12 pikë.