Peja nënshkruan me trajnerin e famshëm të basketbollit

Skuadra e basketbollit Peja ka bërë një transfero tejet interesant duke dhënë sinjale se në edicionin e ri në basketbollin kosovar ka synime të mëdha.

Pejanët tashmë kanë angazhuar trajnerin e madh kroat, Edi Dzelalija. Lajmin e ka dhënë vet ekipi pejanë përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

“Zyrtare: Edi Dzelalija trajner i KB Peja për sezonin 20/21

Kroati Edi Dzelalija vjen nga Liga e Parë e Kampionatit Kroat.
Në sezonin e vitit 2018/2019 ka qenë trajner i përfaqësueses së Kuvaitit dhe vjen në Pejë pas udhëheqjes së klubit KK Sibenka në sezonin e kaluar.

Edi në vitin 2012 është përzgjedhur si Trajneri më i mirë Kroat i vitit.

Welcome Edi”, ka shkruar KB Peja. Image