Peja në Rumani për hakmarrje

Skuadra e Pejës, e cila gjendet në Rumani, për të zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës Ballkanike, do të kërkojë që t’i ‘hakmerret’, Craioves, për humbjen e pësuar në ‘Karagaçi’ javë më parë.

Drilon Hajrizi, në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, është shprehur optimist para kësaj ndeshje, të cilën e parashikon shumë të vështirë. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por shpresojmë se do të arrijmë të kthehemi me rezultat pozitiv nga ky takim”, deklaroi Hajrizi.

Peja momentalisht zë vendin e parë në grupin C, me shtatë pikë të tubuara një më shumë se Craiova, e cila pozicionohet e dyta. (Gazeta Olle)