Peja në gjysmëfinale

Baskebollistët pejanë janë duke zhivlluar një periudhë të dytë fantastike duke shënuar pothuajse nga secila pozitë duke mos lejuar nga ana tjetër ekipin malazez të bëjë diçka më shumë.

Basketbollistët e trajnerit Boris Kurtoviq, kanë arritur që të rrisin epërsin e tyre prej plus 10 pikëve në 29:19, kur kanë kaluar pesë minuta nga fillimi i çerekut të dytë. Der në fund mysafirët arritën që të rrisin edhe më shumë epërsin e tyre duke shkuar në pushim me rezultat 38:27 në favor të pejanëve.

Edhe çereku i tretë ishte në dominim total nga skuadra e Pejës, e cila pothuajse shënonte nga secila pozitë, duke mos lejuar nga ana tjetër kundërshtarin e saj të aplikonte lojën e saj.

Fal lojës së mirë të cilën aplikonin pejanët, arritën që të rrisin epërsinë e tyre edhe më shumë në 46:30, kur kishin kaluar katër minuta nga periudha e tretë.

Deri në fund basketbollistët e Pejë, fal lojës së mirë në mbrojtje arritën që të përfundonin çerekun e tretë me rezultat 62:45.

Periudha e katërt ishte krejtësisht ndryshe nga ajo në të cilat u zhivlluan 30 minutat e parë.
Ishin lojtarët e skuadrës së Mornatirt të cilët arritën të riktheheshin në lojë duke ngushtuar rezultatin në vetëm një pikë 62:61, fal gabimeve të shumta të cilat bënin lojtarët e pejës.

Por ishin pejanët të ciët arritën të rikthehshin duke shënuar në fund fitore me rezultat 75:62 . Lojtari më i dalluar ishte Jozo Berkiq, me 19 pikë të shënuara në këtë takim.