Peja mëson kundërshtarin në Kupën Ballkanike

 

Kampioni i Superligës dhe Kupës së Kosovës në volejboll ka mësuar kundërshtarin në Kupën Ballkanike, e cila do të zhvillohet në Turqi mes datave 20-21 shtator, 2022.

Djelmoshat pejanë do të përballen me ekipin e Cizre Belediye Sports Club të mërkurën me fillim nga ora 13:00.

Në takimin tjetër, Cizre Belediye Sports Club do të ndeshet me ekipin nga Moldavia, Dor Chisina, të martën.

 

 

Alain Giresse: Kemi zgjedhur lojtarët që janë në formë për këto dy ndeshje

Mungesat e Leart Paqaradës, Valon Berishës dhe Shkëlqim Vladit – përzgjedhësi Giresse flet për secilin