EKSKLUZIVE: Peja largon tre lojtarë, ja cilët janë

Skuadra e Pejës, nuk është duke kaluar formë të mirë në Ligën Ballkanike, në dy ndeshjet e fundit duke pësuar dy humbje. Drejtuesit e klubit pejanë, në mbledhjen e mbajtur sot, kanë kanë vendosur që t’i largojnë lojtarët: Luka Petkoviq, Chris Smith dhe Jaleel Nelson.

Burimet e ‘Gazetës Olle’ pranë klubit pejanë bëjnë të ditur se Nelson Petkoviq dhe Smith nuk do të jenë pjesë e skuadrës së Pejës.

“Klubi ka vendosur që të ndërpëpres bashkëpunimin me këta tre lojtarë. Ata nuk janë më pjesë e skuadrës sonë”, deklaroi burimi i ‘Gazetës Olle’.

Këto tri largime nuk janë të vetmet te Peja, pasi shumë shpejt do të vendoset edhe për largimin e një lojtari të huaj.