Peja kërkon organizimin e Kupës së Kosovës, ka një arsyeje të madhe për këtë

Bordi i KB Peja është shumë i interesuar që ta organizojë ‘Final 8’ të Kupës së Republikës së Kosovës për nder të ish-themeluesit të klubit, Agim Lluka.

Kështu ka bërë të ditur drejtori sportiv i KB Peja, Arbër Elshani, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në publikimin e tij, ai thekson se presidenti i klubit, Fatmir Gashi, bordi dhe komplet kryesia e klubit, dëshiron që këtë ngjarje sportive ta zhvendosë në Pejë, “duke respektuar figurën shumë të respektuar të një njeriu që nuk jeton më, por jetojnë veprat e tij dhe puna të cilat nuk do të humbasin kurrë”.

Postimi i plotë i Elshanit (pa ndërhyrje):

Duam që kupën e Republikës së Kosovës t’a organizojmë në Pejë, nga data 09/02/deri 13/02/2022 për nderin e ish-themeluesit të KB Peja “Agim Llukës”.
Bordi i KB Peja, është shumë i interesuar që t’a organizojë final 8 të kupës së Republikës së Kosovës. E para në 20 vite pas luftës në Pejë, kupa është organizuar vetëm në 2006 dhe 2012, prandaj kemi përparësi edhe në timing por edhe si qytet i cili gjithmonë ka qenë shembull, se si organizohen ndeshjet e basketbollit tonë. E dyta, presidenti i klubit të basketbollit KB Peja z.Fatmir Gashi, bordi dhe komplet kryesia e klubit tonë, po dëshiron që këtë event t’a zhvendos në Pejë, duke respektuar figurën shumë të respektuar të një njeriu që nuk jeton më, por jetojnë veprat e tij dhe puna të cilat nuk do të humbasin kurrë. Pra, bëhet fjalë për një njeri shumë të rendësishëm, themeluesin e klubit, drejtorin shumëvjeçar të klubit, shkelqesinë e tij ndjesë pastë z.Agim Lluka. Pra, derisa po i shkruaj këto fjalë trupi im rethqethet i tëri, sepse ende nuk mund të besoj se axha Agim, nuk është më në mesin tonë. Pra, ky njeri shpirtbardhë, që kontriboi aq shumë për KB Peja, në veçanti dhe sportin e Kosovës, në përgjithësi e meriton që kupa e Republikës së Kosovës, final 8 të organizohet në nderin “Agim Lluka”. Besoj se më këtë do të pajtohet secili që sado pak e ka njohur këtë njeri bujar, fisnik, fjalëpak, punëtor, idealist dhe tepër bashkëpunuës. KB Peja, presidenti Fatmir Gashi, une si drejtor, sekretari gjeneral z.Gazmend Pupovci dhe komplet bordi është kjo më e pakta që mund të bëjë për Agim Llukën. Besoj se edhe FBK-ja dhe çdo njeri tjetër do të përkrahë këtë propozim të KB Pejës. Ne premtojmë se edhe do i’a zbardhim nderin Agim Llukës, por edhe mbarë Qytetit të Pejës, më një super organizim që do të përmendet gjatë!
Sinqerisht
Arber Elshani
Drejtor Sportiv i KB Peja!

Njihuni me njeriun që kaloi nga një i varur i “Football Manager” në një menaxher të vërtetë në jetën reale, historia e pabesueshme e Shadab Iftikhar

Dardan Berisha lojtari më i mirë i stinorit vjeshtor në Superligë