Prishtina dhe Peja sot do të fillojnë maratonën e finaleve për të gjetur kampionin e Kosovës në mes tyre.
Por skuadra e Pejës do të ketë një mungesë të rëndësishme për ndeshjen e parë që pritet të zhvillohet në Prishtinë.
Pejanëve u mungon Fisnik Rugova i cili tash e disa ditë nuk është duke stërvitur shkaku i një helmimi.
“Nuk jam duke stërvitur në tri ditët e fundit pasi jam helmuar me ushqim”, tha shkurtimisht Finsik Rugova për Gazetaolle.com
Për këtë arsyje do të mungoj shtatlarti prishtinas, i cili pritet të jetë gati për ndeshje e tjera.