Peja humb ndeshjen dramatike, mposhtet nga Prishtina

photo by: @Shpend Ahmeti

Peja lëshoi rastin për të barazuar rezultatin dhe pësoi 81:78 nga Sigal Prishtina.

Ndeshja e së shtunës mbrëma u zhvillua në palestrën “Karagaçi”, ndërsa i takoi xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Pak para fundit të çerekut të tretë ndeshja u ndërpre për dhjetëra minuta. Vazhdoi vetëm pasi gjithë shikuesit u larguan nga palestra. Disa prej tyre refuzuan fillimisht të dalin dhe kjo e bëri ndërprerjen më të gjatë.

Ndeshja kishte fund dramatik pasi Peja kishte mundësi ta barazonte rezultatin, por nuk arriti ta kompletojë tre-pikëshin me disa lojtarë radhazi, duke humbur ndeshjen.

Berisha ndeshjen e përfundoi me 20 pikë e pesë kërcime. Por i kishte edhe shtatë topa të humbur. Shaheed Davis ishte më i miri te Prishtina me 26 pikë e nëntë kërcime. Derrick Wilson i kishte 13 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime.

Steven Lee Davis e përfundoi ndeshjen me 16 pikë e pesë kërcime.

Justin Davis u shqua te Peja me 16 pikë e 13 kërcime. Larry Thomas i kishte 17 pikë.

Peja është e dyta me 22 pikë, përkatësisht me bilanc prej nëntë fitore e katër humbje. Prishtina i ka 21 pikë, ndërsa ka shënuar fitoren e tetë. Ka edhe pesë humbje.

Pësoi atak kardiak në fushën e lojës, zbulohet gjendja e kapitenit të Luton

Futsall/ Kosova me dy fitore dhe një barazim në miqësore, trajneri Ramadani: Funksionuam si ekip