Peja fiton me vështirësi ndaj Trepçës, kampioni vendoset të enjten në Mitrovicë

Peja ka fituar në sfidën e katërt finale ndaj Trepçës me rezultat 87:83 (30:26, 23:22, 18:17 dhe 16:18).

Në një atmosferë të zjarrtë në palestrën Karagaqi në Pejë, verdhezinjtë triumfuan për të barazuar rezultatin në 2-2 pas katër ndeshjeve.

Jalen Tate ka qenë më meritori për këtë fitore të pejanëve me 27 pikë e tre kërcime.

Lojë të mirë shfaqi edhe qendra Waldow me 14 pikë e 10 kërcime, derisa Alban Veseli shtoi 13 pikë të tjera.

Te mitrovicasit më efikasi ishte Drilon Hajrizi me 24 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime.

Ndeshja e pestë finale do të zhvillohet në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë të enjten. /Gazeta Olle/

Arsenali humb nga Brightoni në shtëpi, përfundon ëndrra për titullin

Roma nuk merr më shumë se një pikë nga udhëtimi te Bologna