Peja e nis me fitore, mposht lehtësisht Vëllaznimin

Kampionia e Kosovës, Peja e ka nisur me fitore edicionin e ri në Prince Caffe Superligë.

Pejanët kanë mundur Vëllaznimin me shifrat 82:62 (17:22, 23:17, 29:16, 13:7).

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku të dy skuadrat epërsinë më të lartë deri në fund e kishin deri në fund, kur kuqezinjtë me katër pikë nga Ray, e fitoi këtë pjesë 17:22.

Edhe periudha e dytë ishte e barabartë deri në fund, kur vendasit me një seri prej 7:3, shkuan në pushim me shifrat 40:39.

Por dallimi u bë në pjesën e dytë. Në periudhën e tretë, verdhezinjtë ‘ndezën motorët’ dhe filluan shkëputjen, për të mos u ndalur as në dhjetët minutat e fundit dhe për të triumfuar në fund 82:62.

Më të dalluarit te vendasit ishin Lis Shoshi me dhjetë pikë, tetë kërcime e katër asistime, Beck Terwell me 20 pikë e gjashtë kërcime dhe Justin Davis me 12 pikë, 14 kërcime e katër asistime, kurse te mysafirët më të mirët ishin Jalen Ray me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Jordan Dallas me 15 pikë e pesë kërcime.

Zyrtare: Xavi rinovon me Barcelonën

Albian Ajeti shënon golin e parë në Turqi, pikët e para për Gaziantepin