Peja e ka fatin në duart e saj përball Mornarit

Skuadra e Pejës, do të kërkojë fitoren ndaj Mornarit, për të përfunduar e parë në Grupin C, dhe të siguroj kualifikimin dirket në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.

Basketbollisti i skuadrës së Pejës, Alban Veseli, në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, është shprehur optimist para ndeshjes duke shpresuar se do të kthehen me fitore.

“Jemi përgatitur jashtëzakonisht shumë për këtë ndeshje. Kemi motivimi shumë të madh që të kthehemi me fitore do të shkojmë direkt në gjysmëfinale dhe kjo do të ishte një arritje jo e vogël për ne”, u shpreh Veseli.

Nga ana tjetër edhe basketbollisti amerikan, Jaleel Nelson beson se ekipi i tij do të arrijë fitore në këtë takim. “Jemi përgatitur shumë mirë besoj se do të arrijmë fitore”, u shpreh Nelson,

Ndeshja ndërmjet Mornarit dhe Pejës zhvillohet sot, 18:30 në kuadër të xhiros së fundit të fazës së dytë të Ligës Ballkanike. (Gazeta Olle)