Peja e Bashkimi, me përforcime

Peja dhe Kosova e Re Bashkimi janë përforcuar me basketbollistë të huaj të mërkurën. Siç njofton Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), “Verdhezinjtë” e kanë regjistruar lojtarin e pestë, Mario Austin, për gara në ETC Superligën e Kosovës, shkruan Zëri.

Ndërkohë, sot është përforcuar edhe klubi prizrenas. Në fakt, portokallinjtë kanë sjellura në ekip dy lojtarët e huaj, Daëson Jr Mark William dhe Streeter Jacques Jermaine nga SHBA-të, ndërkohë që kanë ç’regjistruar lojtarë Elijah Obade dhe Travon Voodall.