Peja do t’i largojë tre të huaj

Humbja nga CraiovaLigën Ballkanike, nuk është pritur mirë te skuadra e Pejës, e cila pritet të bëjë ndryshime në skuadër.

Është vet kryetari i këtij klubi, Art Gashi, i cili e konfirmon një gjë të tillë. “Duhet të analizojmë performancat e të huajve dhe të fillojmë me largime. Të gjithë të huajt kanë qenë në prova, dhe do ta marrim miratimin e shtabit teknik për ta”, ka thënë Art Gashi për ‘Kohën Ditore’.

Plejmejkeri kroat Luka Petkoviq, është i pari që pritet të largohet.

Aktualisht te Peja janë shtatë basketbollistë të huaj: Jozho Brkiq, Luka Petkoviq, Jaleel Nelson, Chris Smith, Janou Rubin, Mario Austin dhe Dominiqu Wise.