Peja dhe Trepça zbresin në fushë sonte për ndeshjet e radhës në FIBA Europe Cup

Peja dhe Trepça do të zbresin sonte në fushë për të luajtur ndeshjet e radhës në garat evropiane.

Dy gjigantët kosovarë janë në grupe të FIBA Europe Cup dhe sot do të luajnë në udhëtim si Peja ashtu edhe Trepça.

Verdhezinjtë pas fitores ndaj Heroes Den Bosch 99:84 do të jetë mysafire e PGE Spojnia Stargard, në përballjen që zhvillohet nga ora 18:30 në Stargard të Polonisë.

Të dy skuadrat kanë nga një fitore e një humbje, kurse lider është Niners nga Gjermania, derisa Heroes Den Bosch është e fundit me dy humbje.

Ndërkohë, Trepça është mysafire e BCM Gravelines Dunkerque, në takimin që zhvillohet nga ora 20:00.

Mitrovicasit në xhiron e kaluar kishin pësuar nga Leiden 54:84, që po ashtu ka mundur BCM Gravelines Dunkerque. /Gazeta Olle/

Clippers marrin fitore ndaj Magic

Gjilani – Feronikelii ’74, formacionet zyrtare