Peja beson në kualifikimin historik

I madh dhe i vogël në këmbë para supersfidës së madhe të ekipit të Pejës, e cila nesër takohet me Rilskin Sportistin nga Bullgaria, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës Ballkanike në basketboll. Peja do fitore dhe të bëjë historinë e saj. Në ndeshjen e parë pejanët fituan në Samakov me rezultat 63:62, andaj besojnë se edhe nesër në orën 19.30 (në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë) do të fitojnë dhe të kualifikohen në finalen e madhe. Basketbollisti Alban Veseli, shprehet se janë shumë afër finales.

“E njohim shumë mirë kundërshtarin, gjithashtu luajmë në palestrën në ‘Karagaç’, këto na bëjnë të ndihemi të mobilizuar”, tha basketbollisti Alban Veseli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ai me motivim të madh pret ndeshjen dhe i vendosur si asnjëherë me parë me bashkëlojtarë që të japin energjinë e fundit për të arritur suksesin historik, kualifikimin.

Nga ana tjetë Fisnik Rugova ka thënë se përparësia e skuadrës së tij në këtë takim është pozita e qendrës.

“Në pozitat e qendrës kemi pak më shumë përparësi”, ka thënë Fisnik Rugova.