Peja bën thirrje dhe lutje për tifozët e tyre

Sot zhvillohet dueli kryesor i xhiros së tretë në Superligën e basketbollit mes Pejës dhe Treqçës. Kjo përballje zhvillohet në palestrën “Karagaç” me fillim nga ora 18:00.

Sa i përket kampionatit të Kosovës, të dyja ekipet kanë shënuar fitore në dy xhirot e para dhe janë të vetmet që ende nuk dinë për humbje. Megjithatë, sot (e enjte) njëra prej tyre do ta regjistrojë disfatën e parë në Superligë.Duke marrë parasysh rivalitetin e dy skuadrave që ‘luftojnë’ për pozitën e parë, Peja me anë të një postimi ka bërë thirrje dhe lutje për tifozët e tyre që të mos provokojnë, por të shijojnë lojën e Pejës dhe ta përkrahin atë.

“Ju bëjmë thirrje dhe lutje që kjo të vazhdojë, na mbështetni neve para lojës, përgjatë 40 minutave e pas lojës – MOS hidh, MOS kërceno, MOS shaj, MOS u provoko.” thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/

Postimi i plotë:

Tifozi i veçantë i Shqipërisë “fytyra me shqiponjë” pajiset me pasaportë shqiptare

Hendbollistet e Kosovës sonte luajnë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024