Peja 03 pret Bashkimin në ndeshjen kryesore të xhiros së tretë

Xhiro e tretë e Superligës së Femrave vëmendjen kryesore e ka përsëri në Pejë. Peja 03- Bashkimi është ndeshja kryesore e kësaj xhiro.

Ndeshja do të zhvillohet në Palestrën Sportive “Karagaç” të premten më fillimin nga ora 19:00.

Të shtunën Prishtina është nikoqire e Penzës. Ndeshja do të luhet nga ora 18:00. Xhiro e tretë  mbyllet me ndeshjes e së dielës mes United Basketball dhe Trepçës, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në Gjilan me fillim nga ora 14:45.

Pas dy xhirove paraprake, Bashkimi gjendet në pozitën e parë me dy fitore njëjta sa Prishtina në vendin e dytë. Me nga një fitore janë Penza, Peja 03 dhe Trepça. Ndërsa Unted Basketball ende nuk ka arritur fitore këtë edicion.

“Futbolli nuk më mungon aspak” – Hazard tregon pse vendosi të tërhiqej

Doli publikisht pro Palestinës, Bayerni përjashton yllin e skuadrës