Pefqeli: Në fushat e futbollit kosovar ka shumë pak femra që vijnë për të na parë

Duke qenë se futbolli është sporti numër një në botë, futbollistët në masë të madhe janë të ndjekur nga femrat.

Futbollistët në tërë botën bëhen pjesë e showbizit dhe janë meshkujt më të pëlqyer nga femrat, por një gjë e tillë nuk ndodh në vendin tonë.

Kështu të paktën deklaron mesfushori i Prishtinës, Mërgim Pefqeli.

“Normal që në botë të gjithë futbollistët kanë shumë famë dhe pëlqehen edhe nga femrat. Në Kosovë është krejt e kundërta”, ka thënë Mërgim Pefqeli në një intervistë për T7, përcjell Zëri.info.

“Në fushat e futbollit kosovar ka shumë pak femra që vijnë për të na parë. Mua vetëm një femër më bie në sy, ajo është e fejuara ime e cila vjen në çdo ndeshje. Ajo më sjell edhe fat pasi që shumë shpesh kur ka qenë ajo, kam shënuar gola”, theksoi Mërgim Pefqeli.