Pavarësisht gafës komike në Pejë, Kasumi e vlerëson “të jashtëzakonshëm” fillimin e sezonit nga gjyqtarët

Ish-gjyqtari i njohur, Ismajl Kasumi, tani moviolist në emisionin “2 me 1”, mendon që Shoqata e Gjyqtarëve do të menaxhojë mirë edicionin 2020/21, pasi që sipas tij ka në dispozicion një grup me gjyqtarë cilësorë.

Kasumi e ka quajtur jashtëzakonisht të mirë fillimin e edicionit për gjyqtarët, përcjellë Gazeta Olle.

“Ka qenë një referim jashtëzakonisht i mirë. Nuk kemi ankesa. Ndeshjet kanë qenë korrekte dhe pa presion”, u shpreh Kasumi.

“Me grupin që e ka Shoqata e Gjyqtarë besoj që do t’ia dalë. Është një grup shumë i mirë”, theksoi ai.

Ndryshe, pikërisht në xhiron e parë ndodhi një gafë e pabesueshme, ku Ballkanit iu anulua në mënyrë komike goli ndaj Besës.

Ani pse katër futbollistë e mbanin në lojë Nazmi Gripshin, goli i këtij të fundit u anulua për pozitë jashtë loje. /Gazeta Olle/