Pavard prezantohet te Interi

Interi ka njoftuar transferimin e mbrojtësit francez Benjamin Pavard nga Bayern Munich.

Nerazzurrët e kanë konfirmuar ardhjen e mbrojtësit me një deklaratë zyrtare për media, ku ai ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri në fund të qershorit 2028.

Largimet e Milan Skriniar dhe Danilo D’Ambrosio kishin lënë zbrastësirë në prapavijë te Interi dhe klubi ishte i detyruar të merrte një mbrojtës.

Mësohet se dy klubet kanë rënë dakord për një tarifë prej rreth 30 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.

Një faktor kyç për mbylljen e transferimit ishte këmbëngulja e Pavard për t’u bashkuar me Interin.

Kontrata e 27-vjeçarit me Bayernin ishte parashikuar të mbaronte në fund të qershorit.

Zyrtare: Mërgim Berisha prezantohet te Hiffenheim

Ballkani kryen stërvitjen e fundit para përballjes me Baten