Paul Pogba mund të transferohet te Barcelona

Mesfushori vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Manchester United.

Paul Pogba ka kontratë të vlefshme me Man Utd deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Futbollisti duket se nuk është i bindur që të rinovojë kontratën me ‘Djajtë e Kuq’ dhe mund të largohet vitin e ardhshëm si futbollistë i lirë.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona tashmë ka nisur kontaktet me agjentin e Pogbas, Mino Raiola në lidhje me një transferim të mundshëm në verë e vitit 2022.

Presidenti i ‘Blaugranëve’, Joan Laporta ka marrëdhënie të mira me Raiolan dhe beson që një marrëveshje mund të arrihet mes palëve.

Interesim për francezin prej kohësh kanë shprehur edhe PSG, Juventus e Real Madrid të cilat pritet t’i bëjnë konkurrencë Barcelonës.

Januzaj pas golit ndaj PSV: Tentuam deri në fund, tani të fokusohemi te Sevilla

Ibrahimovic s’do të rrezikojë me Juventusin: “Është koha këtë herë të dëgjoj trupin tim”