Patson Daka ambientohet më së miri në të ftohtin moskovit dhe shënon katër herë në portën e Spartakut, duke i dhënë Leicesterit fitoren e parë europiane këtë sezon dhe njëkohësisht duke i rritur ndjeshëm shanset për të kaluar më tej.
Humbja në Poloni ishte një befasi për Leicester, që edhe nën reshjet e dëborës në Moskë, e pa veten në disavanatzhin e dy golave, pasi vendasit shënuan fillimisht me Sobolev dhe Larsson.
⚽️ 45'
⚽️ 48'
⚽️ 54'
⚽️ 78'Leicester City were 2-0 down to Spartak Moscow…
Before Patson Daka scored FOUR ✨ pic.twitter.com/dMduCyQN4f
— GOAL (@goal) October 20, 2021
Megjithatë Daka shënoi një gol në fund të pjesës së parë, ndërsa në të dytën shënoi edhe tre herë të tjera, duke kompletuar pokerin personal, e njëkohësisht përmbysjen e rezultatit për Leicesterin.
Në minutën e 86’ Sobolev shënoi golin e tretë për Spartakun e Moskës dhe bëri më interesante ndeshjen deri në fund, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe Leicester u largua me tre pikë nga transferta moskovite.