Pasurohen kosovarët e Partizanit

Premiot që lojtarët e kuq do të marrin në rast se skuadra e tyre arrin titullin kampion në këtë sezon futbollistik, janë të ndryshme. Burime pranë klubit bëjnë me dije se ato nisin nga 5 mijë deri në 15 mijë euro, por ndonjë lojtar i veçantë i ardhur me shumë bujë në skuadër mund të ketë një shpërblim edhe më të lart.

Duhet thënë se të gjitha kontratat që kanë klauzolën e shpërblimeve janë firmosur me lojtarët e ardhur gjatë merkatos së verës, kur Partizani u riformatua këtë herë nën drejtimin e trajnerit Duro, i cili mban edhe postin e menaxherit të ekipit.

Pra futbollistët e Partizanit, duket se kanë një motivim shumë të madh për të fituar titullin kampion në këtë sezon, pasi do të përfitojnë financiarisht nga një gjë e tillë.