‘Pasurohen’ futbollistët e Lirisë

Bordi i Lirisë së Prizrenit, sot pas stërvitjes ka ndarë pagat për muajin shkurt, për futbollistët, shtabin teknik dhe stafin përcjellës.

Mirsad Çollaku, kryetar i klubit edhe këtë here, ka falënderuar gjithë donatorët për mbështetjen.

“Sot, me ndihmën e donatorëve bëmë ekzekutimin e pagave për muajin shkurt. U jemi falënderues dhe shumë mirënjohës gjithë donatorëve që në cilën do formë po na mbështesin. Pa ndihmën e tyre do ta kishim të vështirë të bënin secilin hap”, ka thënë Çollaku, të martën pas dite.