Pasurinë, skuadrës së zemrës

Një histori e veçantë vjen nga Anglia, ku një tifoz i ka lënë trashëgimi 300 mijë paund skuadrës së tij të zemrës.

Nuk bëhet fjalë për klubet e mëdhenj të Premier Ligës, që kanë me mijra tifozë, mes të cilëve edhe shumë të pasur, që mund ta bëjnë një gjest të tillë.

Klubi fatlum është Bishop Okland FC, që luan në divizionin e nëntë anglez (ka fituar shumë trofe në nivel amator) dhe shumën e madhe ia ka lënë Kolin Rouell, një tifoz i çmendur i këtij klubi prej më shumë se 70 vitesh.

I ndarë nga jeta pak kohë më parë, Rouell ia ka lënë pronën e vet, që vlen të paktën 300.000 paund, pikërisht klubit të zemrës, një befasi e madhe për të gjithë, aq sa klubi mund të emërtojë një tribunë në nder të tifozit, hiri i të cilit do të shpërndahet në fushë.

Një nga zyrtarët e klubit shprehet: “Është njësoj sikur Mançester Junajtid të trashëgonte 3 miliardë paund nga ndonjë tifoz”.