Pasi zgjodhi Greqinë para Shqipërisë: Durmishaj përfundon në këtë ekip

Fiorin Durmishaj po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij dhe ky moment nisi nga koha kur refuzoi të luante për fanellën kuqezi, duke zgjedhur Greqinë.

Sulmuesi, kartonin e të cilit e zotëron Olimpiakosi, nuk arriti të bindte drejtuesit e skuadrës gjigande dhe për pasojë u huazua në kampionatin belg.

As në Belgjikë nuk i shkoi mirë aventura pasi titullar luante sulmuesi shqiptar, Din Sula. Sulmuesi i Shpresave e la në stol Durmishajn dhe e detyroi të largohej nga Belgjika, duke provuar tashmë një aventurë të re.

Ai do të jetë pjesë e Aris në kampionatin grek. Skuadra te e cila ka luajtur në të kaluarën Basha e Mavraj, kishte interes për Durmishajn dhe duket se e ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin e Olimpiakosit.

Durmishaj luan si i huazuar në Greqi tashmë dhe është parë në stërvitje me klubin e ri. Vetë faqja zyrtare e klubit ka publikuar fotot e Durmishajt duke u stërvitur me fanellën e Aris.