Pasi u largua nga Malisheva, Senad Alirifa bëhet trajner i kësaj skuadre kosovare

Rahoveci ka gjetur trajner të ri.

“Vreshtarët” do të udhëhiqen nga tekniku i ri dhe ambicioz, Senad Alirifa në stinorin pranveror, raporton Gazeta Olle.

Rahoveci vjeshtën e nisi në mënyrë perfekte, por nuk e mbaroi dhe aq mirë dhe në fund u pozicionua në vendin e tretë, shumë pak mbrapa Bashkimit dhe Fushë Kosovës që mbajnë dy vendet e para.

Fillimisht mendohej se skuadra do jetë në probleme të mëdha pasi u raportua për disa largime të papritura, por më pas situata ndryshoi për mirë dhe tani klubi prezantoi edhe trajnerin e ri.

Alirifa pati poashtu shumë sukses në vjeshtë, ai arriti ta pozicionoj Malishevën në krye të tabelës në Grupin A të Ligës së Parë, por që u largua papritmas për t’i lënë vendin Arsim Thaqit./GazetaOlle/