Pasi u bë futbollist i Milanit, Ibra vjen me talljen e vitit

Zlatan Ibrahimoviqi ka pohuar se ai ka pasur më shumë oferta në moshën 38 vjeçare se sa në moshën 28.

Ibrahimoviqi i është rikthyer te klubi i Milanit, nga i cili 7 vite më parë ishte larguar.

Ibra ka deklaruar se: “Në 38, unë kam pasur më shumë kërkesa se sa në 28-tat. Unë kërkoja adrenalinë brenda vetes, për tu siguruar që ta nxjerr më të mirën e vetes.”

“Shumica më kanë thënë mua se do të jetë e pamundur të rikthehem (nga lëndimi). Unë kam punuar fort deri në pikën që jam tani e që ende mund të luaj.

E pamundur të luaj si luaja para 10 viteve, por e di se çfarë duhet të bëjë: në vend se të vrapoj, unë shutoj nga 40 metra!”, ka thënë Ibra.