Pasi rikthehet në Superligë, Ferizaj bëhet edhe me autobus zyrtar të klubit

FC Ferizaj ka njoftuar se është bërë me autobus zyrtar të klubit.Kjo vjen vetëm pak kohë pasi skuadra e Ferizajt e siguroi rikthimin në Superligë, ende pa përfunduar sezoni në Grupin B të Ligës së Parë.

Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina siguroi edhe matematikisht pozitën e parë, që nënkupton edhe rikthimin direkt në elitën e futbollit.

“Në rrugën e mirëfilltë të organizimit të klubit, skuadra jonë ka bërë brendimin e autobusit zyrtar të klubit, dhe është i gatshëm që të shërbejë për nevojat e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

 

Trajneri shkupjan që kualifikon KF Drita tri herë radhazi në garat europiane

Kaçe shënon gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë në Greqi (Video)