Pasi mposhtën Drenicën, Ballkani vizituan edhe kompleksin memorial “Adem Jashari”

Pas fitores kundër Drenicës, Ballkani ka shfrytëzuar udhëtimin në Skenderaj edhe për të vizituar kompleksin e Jasharëve, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmi u bë i ditur nga postimet në rrjete sociale të futbollistëve të skuadrës suharekase.

“Pas fitores, homazhe tek Komadant Adem Jashari dhe familja e tij”, ka shkruar bomberi i skuadrës, Mirlind Daku në Instastoryn e tij.

Ballkani me këtë fitore e forcon pozitën e parë me 32 pikë të mbledhura, kurse Drenica zë vendin e pestë me 18 pikë të grumbulluara.