Pasi martoi motrën në Prishtinë, Pukki vazhdoi argëtimin edhe një ditë tjetër në kryeqytetin kosovar (Video)

Sulmuesi i Norwich Cityt, Temmu Pukki, gjendet në Kosovë, por jo për arsye profesionale, por për ato familjare.

Kjo sepse motra e tij është martuar me një shqiptar të Kosovës, ndërsa futbollisti ka ardhur për të marrë pjesë në dasmën që është organizuar pikërisht në Kosovë.

Pukki ka vazhduar qëndrimin në vendin tonë, duke mos e ndaluar festën dhe frekuentimin e bareve të ndryshme në Prishtinë.

Mbrëmë ai ishte në lokalin e famshëm “Secret Bar” ku e shijoi mikpritjen shqiptare nga pronari Enis Krasniqi.

Siç shihet në video, Pukki ka vallëzuar me këngë tradicionale shqiptare, si dhe me atë të Unikatilit.

“Po Pukki ishte mbrëmë në lokalin tonë, ai dhuroi dhe kaloi super mbrëmjë, duke e shijuar atmosferën dhe muzikën e “Secret Bar”, deklaroi Enis Krasniqi.

Interi ëndërron treshen e madhe në sulm, Lukaku e Dybala drejt zyrtarizimit te zikaltërtit

PSG i ofroi kontratë të çmendur Viniciusit nëse braziliani nuk do të rinovonte me Realin, por ai i qëndroi besnik kampionëve të Evropës