Pasardhësi i Terryt

Jose Mourinho e ka mbështetur mbrojtësin Kurt Zouma duke e parë atë si zëvendësim të John Terry si kapiten i klubit.

Zouma ka bërë një fillim mbresëlënës të karrierës së tij me Chelsean, duke bërë 17 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e tij të parë pas ardhje nga St. Etienne.

Mourinho beson se 20-vjeçari është i ndryshëm nga Terry, i cili është gati të nënshkruajë një marrëveshje të re në Stamford Bridge, por e ka informuar atë se tashmë ka të bëjë edhe Zouman që po kalon formë të mirë.

“Terry dhe Zouma janë lojtarë të ndryshëm. Ndonjëherë ju merrni kopjen e lojtarëve që i keni”, citohet të ketë thënë menaxheri portugez, transmeton ‘Gazeta olle’.

“Zouma tani është 20 vjeç, kështu që një ditë Zouma do të jetë 23 ose 24 dhe do të jetë një lojtar i pjekur dhe udhëheqes. Zouma është duke luajtur më shumë sesa e prisja, më shumë se ai priste, më shumë se të gjithë prisnin. Pra, ai është duke marrë përvojë shumë të rëndësishëm”.

Zouma dhe Gary Cahill aktualisht janë duke konkurruar për një pozicion në mbrojtjen e Chelseas dhe Mourinho shpreson që lojtari i tij të marr thirrje edhe nga Franca. “Kur ai të merr thirrje nga Franca dhe luan me Chelsea në këtë nivel, zhvillimi i tij do të ketë përshpejtim”, shtoi Mourinho.