Pas Zvicrës, Kosova pëson humbje edhe ndaj Irlandës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje me rezultat 91:85 ndaj Irlandës në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027.

Pas paraqitjes tejet të dobët ndaj Zvicrës ku u shënuan vetëm 43 pikë, në ndeshjen e sotme u vërejt një përmirësim, por jo mjaftueshëm për të marrë fitoren.

Me këtë humbje ‘Dardanët’ tashmë numërojnë vetëm një fitore – atë që e kanë arritur pikërisht ndaj Irlandës me rezultat 83:76 në Prishtinë.

Sa i përket statistikave të ndeshjes lojtari më i dalluar tek Kosova ishte Dardan Berisha me 15 pikë dhe 2 asistime.

Paraqitje solide patën edhe Lis Shoshi me Malcolm Armstead që realizuan nga 14 pikë dhe 10 pikë respektivisht.

Kosova do të rikthehet në aksion sërish në shkurt të vitit të ardhshëm, ku do t’i luajë dy ndeshje ndaj Azerbajxhanit dhe Zvicrës.

Real Madridi shfrytëzon gabimin e Barcelonës – triumfon ndaj Leganesit në udhëtim

Astrit Selmani vazhdon shkëlqimin në Rumani, tjetër gol për Dinamo Bukureshtin