Pas votimeve nga tifozët, Albion Rrahmani zgjidhet lojtari i muajit prill te Rapid

Albion Rrahmani është zgjedhur lojtari i muajit prill te Rapid, pas votimit të tifozëve të klubit.

‘Lewa’ është duke shkëlqyer javë pas jave me fanellën e Rapidit, duke arritur të shënoj golat vendimtar, duke qenë figura kryesore e klubit, shkruan Gazeta OLLE.

 

Gjatë muajit prill, Rrahmani shënoj tre gola, dhe duke asistuar njëherë tjetër, duke qenë një nga lojtarët më në formë.

Për sulmuesin e Kosovës, shumë skuadra kanë shprehur interesim konkret për të arritur marrëveshje gjatë merkatos verore, me Benfican e cila shihet si një nga destinacionet e rradhës për Rrahmanin.

/Gazeta OLLE/

 

KE i FFK-së mbajti mbledhje në shënim të tetë vjetorit të anëtarësimit në UEFA

Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues, përballet me Izraelin, Danimarkën & Irlandën e Veriut