Pas trofeut të Ligës së Kombeve, Franca vendos një rekord të veçantë

Kombëtarja e Francës ka arritur të fitojë trofeun e Ligës së Kombeve duke mposhtur Spanjën në finale.

Golat nga Karim Benzema dhe Kylian Mbappe i sollën fitoren skuadrës së Didier Deschamps, shkruan lajmi.net.

Franca me këtë trofe, ka arritur një rekord që nuk ishte arritur ndonjëherë në historinë e asnjë Kombëtare.

Franca është bërë vendi i parë në histori që ka fituar Kampionatin Botëror, Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve.

Ndërkohë, synimi i radhës, është të përsërisin suksesin e para katër viteve për të fituar Kupën e Botës “Katar 2022”.

Tërnoci mposhtet në ndeshjen që u shënuan plot 13 gola!

Messi shënon gol të çuditshëm, Argjentina trondit Uruguain (Video)