Pas tri viteve, SC Gjilani dhe futbollisti i njohur i ndajnë rrugët

Sport Club “Gjilani” ka filluar që të përgatitet për garat evropiane, por edhe për edicionin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë.

Në media po raportohet se drejtimin e skuadrës pritet ta marrë kryetrajneri i njohur shkupjan, Zekirija Ramadani.

Gazeta Enigma ka mësuar ekskluzivisht se Muhamed Useini dhe klubi gjilanas tashmë i kanë ndarë rrugët, pas tri viteve bashkëpunim.

“Luftaraku” i Gjilani në edicionin e fundit luajti në 25 ndeshje kampionale, ndërsa gjithsej numëron 84 ndeshje më këtë ekip.

33-vjeçari ka karrierë të pasur ku ka luajtur për ekipet si Shkëndija e Tetovës, Rabotnicki, Renova dhe Flamurtari i Vlorës.

Gjilanit deri më tani zyrtarisht i ka ndarë rrugët vetëm me mbrojtësin kroat, Tomislav Sorsa.

Kosova mundet nga Irlanda, përfundon e dyta në grup

Andorrë U21 – Kosovë U21, publikohen formacionet zyrtare