Pas Tottit, edhe legjenda tjetër e Romës konfirmon pensionimin (FOTO)

Daniele De Rossi nuk do të luajë në Romë në ‘Euro 2020’, pasi ka vendosur ta mbyllë karrierën me kombëtaren e Italisë.

Mesfushori i Giallorossëve të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen e 113-të me përfaqësuesen (duke e kaluar Dino Zoffin).

Ai ka njoftuar se pas Kampionatit Botëror në Rusi, ai do të tërhiqet nga Azzurrët.

Kjo për shkak se De Rossi mbush atëherë 37 vjeç dhe mendon se nuk do të jetë i gatshëm.

de rossi

“Është një nder i madh për mua ta kaloj Zoffin, së shpejti edhe Andrea Pirlon, pra po flasim për legjendat e futbollit italian”.

“Së shpejti do të mbush 34 vjet dhe jam i bindur se mund të jem lojtar u rëndësishëm për Kampionatin Botëror. Por, nëse mendoj për 2020, do të jem 37 vjeç, duhet të bëhemi real…”.

“Roma dhe Italia janë shtëpia ime, prandaj nëse më kërkojnë, gjithmonë do të jem aty… Planifikoj që Kampionati Botëror të jetë përvoja ime e fundit me kombëtaren”, ka deklaruar De Rossi.

BIG-de-rossi-esulta-bayer-roma