Pas skandalit të djeshëm, ky është dënimi i FBK-së ndaj Pejës

Komesar i Garave në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlia, ka marrë vendim rreth ndeshjes së tretë gjysmëfinale mes Pejës dhe Trepçës.

Në bazë të vendimeve të publikuara sot nga FBK-ja, Peja dënohet me një shumë prej 7 mijë eurove dhe dy ndeshje pa prezencën e shikuesve.

Ndërsa, pa u ndëshkuar nuk ka mbetur as klubi i basketbollit Trepça.

Mitrovicasit janë dënuar me një shumë prej 1500 eurove.

Kujtojmë se ndeshja e zhvilluar mbrëmë në palestrën “Karagaçi” në Pejë u ndërpre për shkak të sulmeve ndaj lojtarëve mitrovicas nga tifozëria pejane.

Më poshtë vendimet e plota nga FBK:

SJELLJET E SHIKUESËVE KB PEJA: Jo te mira. Anim,dhe sjellje josportive,ofendime ne baza nacionale ndaj lojtarve te ekipes musafire.Hudhje te gjesendeve te forta te cilat mund te shkaktojne lendime. Hudhje te petardeve-fishekzjareve.Hyrja e personave jo zyrtare ne fushe me perpjekje te realizimit te sulmit fizik.

SJELLJET E SHIKUESËVE KB TREPÇA: Jo te mira. Anim, dhe sjellje josportive ndaj lojtarve te ekipes vendas .Hudhje te gjesendeve te forta te cilat mund te shkaktojne lendime. Hudhje te petardeve-fishekzjareve.

Vendime :

KB Peja , Konform Nenit 48.15 te PG denohet me 500 euro.
KB Peja, Konform Nenit 49.6 Pika 1 te PG denohet 200 euro.
KB Peja , Konform Nenit 49.4 te PG denohet me 600 euro.
KB Peja ,Konform Nenit 49.9.2 te PG denohet me 700 euro.
KB Peja , Konform Nenit 49.13 te PG denohet me 3.000 euro dhe dy ndeshje pa prezencen e shikuesve.
KB Peja , Konform Nenit 49.6 Pika 3 te PG denohet me 2.000 euro.
KB Trepça , Konform nenit 49.6 te PG denohet me 200 euro.
KB Trepça, Konform Nenit 49.4 te PG denohet me 600 euro.
KB trepça, Konform Nenit 49.9.2 te PG denohet me 700 euro.
Ndeshja e katërt e playoffit do të zhvillohet të enjten në Pejë dhe sipas vendimeve nga FBK-ja “Karagaçi” do të jetë i shprazur.

Ndërhyrja “horror” nga Hazard, Akapo nxjerr foto të këmbës së çarë dhe kockave të thyera

Ahmetxhekaj: Pasi të shijojmë trofetë, përgatitemi për ndeshjet evropiane