Pas sezonit fantastik me Tiranën, Visar Bekaj shënjestrohet nga skuadra amerikane

Tirana do të largojë yjet e saj për t’i shitur në skuadra më të mira, por vetëm pas Europës.

Në njëfarë mënyre, bardheblutë duan që të luajnë me skuadrën të plotë në Europë dhe në këto kushte nuk do të lejojnë asnjë prej yjeve të ikin.

Pra, Seferi e lojtarët e tjerë, edhe pse mund të kenë oferta, do të ikin nga Tirana vetëm pasi të luhen ndeshjet europiane.

Tirana kërkon të mos prishë skuadrën që ka ndërtuar këtë sezon.

Në këtë moment janë shumë lojtarë për të cilët ka interesim dhe mund të largohen në fund të sezonit.

Bëhet fjalë për Taulant Seferin, Marsel Ismajlgecin, për të cilin ka oferta konkrete.

Po kështu, interes ka madje edhe nga Amerika për Visar Bekajn, ndërsa në syrin e menaxherëve kanë rënë edhe Redon Xhixha, Enur Totre dhe Vesel Limaj./panoramasport

3000 metra me pengesa, Luiza Gega rrëmben medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

Bad News Eagles do të përballet me ekipin SINNERS në gjysmëfinale të turneut Elisa Invitational