Pas sa vitesh Trepça do të largohet nga Superliga?

Trepça pritet të përshëndetet këtë edicion nga Raiffeisen Superliga. Mitrovicasit janë në pozitën e fundit me 15 pikë, 11 më pak se Drita, që ndodhet në vendin 10, që dërgon në barazh, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë deri në fund të kampionatit.

Trepça në Superligë ishte inkuadruar në vitin 2005/2006, dhe që nga ajo kohë ka garuar vazhdimisht në elitën e futbollit tonë.

Nga Superliga ata do të largohen për herë të parë pas 9 vitesh.

Pesë vjet më parë (2010), ata fituan titullin e kampionit. (Gazeta Olle)