Pas paraqitjeve të mëdha në garat evropiane, Drita i rikthehet përgatitjeve për sezonin e ri

Drita i është rikthyer përgatitjeve për garat evropiane pas ndeshjeve fantastike në dy raundet e Ligës së Konferencës.

Skuadra gjilanase kishte pushim pas ndeshjes së kthimit ndaj Antwerpit, derisa sot janë rikthyer në stërvitje për tu përgatitur për sezonin e ri.

Të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e klubit me çrast Drejtori Sportiv, Valon Zymberi përgëzoi futbollistët për paraqitjet në arenën ndërkombëtare, duke uruar dhe kërkuar angazhim edhe në edicionin e ri.

Zymberi theksoi se beson në potencialin e gjithsecilit dhe me punën e përbashkët, FC DRITA synon gjithmonë realizimin e objektivave të klubit, të cilat janë sukseset kulmore.

Ndërsa, kryetrajneri Ardian Nuhiu vlerësoi lartë futbollistët tanë, duke theksuar se nga viti në vit FC DRITA po dëshmon kualitet dhe profesionalizëm në Evropë, ndërsa ka falënderuar futbollistët për kontributin.

“Paraqitjet tona po tregojnë se klubi ynë dhe secili nga ju po nga liga jonë mund t’i prekin majat e suksesit. Paraqitja e Dritës është dëshmia më e mirë se pavarësisht nga ku vjen me punë dhe angazhim mund t’ia dalim. Këtë rrugë duhet ta ndjekim edhe në edicionin e ri, sepse duke respektuar klubin, ligën tonë, shtëpinë tonë do të jemi edhe më unik dhe konkurrent dinjitoz, duke synuar ngritje të vazhdueshme”, ka theksuar Nuhiu.

Edicioni 2022/2023 i Superligës së Kosovës pritet të fillojë më 13 gusht. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Bersant Celina prezantohet tek skuadra turke Kasimpasa

Andi Zeqiri rikthehet në Zvicër, nënshkruan me Baselin