Pas një periudhe fantastike, Elon Berisha largohet nga Ramiz Sadiku dhe mbetet trajner i lirë

Trajneri Elon Berosha ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e klubit të Ramiz Sadikut. 

Berisha për plot pesë vite ishte pjesë e klubit nga kryeqyteti, ku edhe iu besua udhëheqja e skuadrës seniore, shkruan Gazeta Olle.

Në këtë edicion, 2 Korriku nën drejtimin e tij u pozicionua në pozitën e katërt në Grupin B të Ligës së Parë.

Gjithashtu, prishtinasit ishin skuadra e vetme nga Liga e Parë që arritën deri në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë, ku u eliminuan nga Drita.

Berisha në njoftimin e tij është shprehur mirënjohës dhe falënderues ndaj klubit ku kaloi plot pesë vite, ndërsa tani kërkon sfida të reja në këtë profesion.

Njoftimi i plotë nga Elon Berisha:

Të nderuar sportdashës, shoqëri dhe familje, dua të i’u informojë që pas 5 viteve anëtar i një familje e shoqërie të madhe, më nuk do të jem pjesë e klubit futbollistik KF. Ramiz Sadiku, duke kërkuar sfida të reja në këtë profesion.!

Jam shumë falenderues dhe mirënjohës për korrektësinë dhe mundësinë e dhënë nga Agron Mecinaj, që më ka besuar përgjegjësitë e plota në udhëheqjen e ekipit Senior si një trajner i ri.

Falenderoj Drejtorin e Shkollës së futbollit Betim Sylejmani, të gjithë stafin dhe kolegët e shkollës e po ashtu edhe lojtarët për të gjithë angazhimin, besimin dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe.

Dashuri, kënaqësi dhe vetëm kujtime të mira do të më sillen ndërmend nga kjo përvojë e paharrueshme, e një pjesë e zemrës time do të jetë gjithmonë me ju.!

Faleminderit për gjithqka, Sinqerisht, Elon Berisha. 💛🖤⚽️

/Gazeta Olle/

 

Shkëndija në kërkim të trajnerit, i pari në listë është një trajner i huaj

Dardanët U19 mposhtin Greqinë, kalojnë në finale të turneut “Roma Caput Mundi”