Kanë përfunduar ditën e sotme të gjitha takimet e 1.MFL, ligës së Maqedonisë së Veriut, me përjashtim të Vardarit të Shkupit i cili po ndeshet aktualisht me Pelisterin. Skuadrat shqiptare në këtë ligë janë paraqitur pozitivisht duke marrë maksimumin e asaj që dhanë.
Bien në sy më shumë në këtë fundjavë fitorja e Gostivarit dhe ajo e Strugës në transfertë. Kjo e fundit kishte një ndeshje të vështirë përballë një tjetër klubi shqiptar si Besa, po ia doli të marrë 3 pikët. Gostivari me Shkupin ishte kryesfida e kësaj jave të 13-të në futbollin e vendit fqinj. Kryeqytetasit u mundën nga klubi i Gostivarit me rezultat të ngushtë 0-1 me golin e Mashike.
Ekipet e tjera shqiptare nuk arritën dot fitoren këtë fundjavë. Shkëndija ngeçi përballë rivalëve të drejtpërdrejtë të Rabotnickit të Shkupit. Me këtë barazim e shohin veten -1 pikë nga rivalët maqedonas dhe kjo është një keqardhje për klubin nga Tetova që mund të ishte ngjitur në majë.
Voska nga Ohri nuk mundi të shkojë më shumë se 1 pikë nga një barazim pa gola kundër Tikves, ekip që i mori pikë edhe Shkëndijës para disa javësh. Klubi nga qyteti i liqenit të Ohrit sulmojë porn ë fund nuk gjeti dot rrjetën duke qendruar në “ujërat” e fundit të tabelës.
REZULTATET:
BRERA STRUMICA – SILEKS 0-1
BESA – STRUGA 1-2
RABOTNICKI – SHKENDIJA 0-0
SHKUPI – GOSTIVARI 0-1
VOSKA SPORT – TIKVES 0-0