Pas largimit të Begollit, ky është trajneri që pritet të marrë drejtimin e Vëllaznimit

Përkundër se e filloi për mrekulli edicionin në Ligën e Parë, Granit Begolli dha dorëheqje të papritur nga posti i kryetrajnerit të Vëllaznimit.

Sipas skuadrës gjakovare, largimi i Begollit ishte për arsye personale, shkruan Gazeta Olle.

Mirëpo një ditë para ndeshjes së Vëllaznimit ndaj A&N-së, po përflitet edhe emri i trajnerit të ri që do t’i marrë frenat e skuadrës kuqezinjë.

Nga faqja më e afërt me klubin gjakovarë “Fan Club Vëllaznimi”, thuhet se Blerim Mula është ai i cili do të marrë drejtimin e Vëllaznimit.

Mula edhe me parë ka qenë pjesë e kësaj skuadre si trajner, njëherë në vitin 2011 e pastaj në 2014 dhe 2019. Kjo për 63 vjeçarin do të ishte hera e katërt në krye te Vëllaznimit.

/Gazeta Olle/

 

Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier

Starti si në ëndrra i Kreshnik Ukës këtë sezon, gjashtë golat e tij e bëjnë Drenicën lider në BKT Superligë