Pas largimit nga Gjilani, Progni nis bisedimet me këtë skuadër të Superligës

Llapi ka nisur të mendojë për objektiva madhore edhe në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Fituesit e Kupës së Kosovës mund të bëjnë goditjen e madhe në merkato.

Llapi ka nisur bisedimet me yllin e Gjilanit, Gerhard Prognin. Lajmi është konfirmuar për Demokracia.com nga burime brenda klubit llapjan.

Sulmuesi nga Tropoja e Shqipërisë është ndarë tanimë me klubin e Gjilanit.

Siç mëson portali, ka qenë vetë trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili ka pasur biseda me Prognin për ta bindur atë.

Progni mund të jetë zëvendësim ideal i anësorit, Kastriot Selmanit që u largua nga Llapi.

Gerhard Progni ishte golashënuesi më i spikatur i edicionit 2021/22 me 23 gola, duke lënë pas Kreshnik Ukën e Drenicës me tre gola më pak.

Futbollisti 35-vjeçar ishte bashkuar me gjilanasit në vitin 2019.

Zyrtare: FC Ballkani kompleton transferimin e talentit të madh, Qëndrim Zyba

Qendrim Zyba: Jam i lumtur që ndava pesë vite me Prishtinën