Pas largimit nga Flamurtari, Leci bëhet me skuadër të re

Liridon Leci është bërë me skuadër të re pas largimit nga Flamurtari.

Ish-mbrojtësi i njohur kosovar tanimë në zejën e trajnerit, karrierën do ta vazhdoj te Ferizaj.

Ferizaj është padyshim një nga klubet më të organizuara në Kosovë dhe ka menduar edhe për grupmoshat U21.

Gazeta Olle mëson se Liridon Leci ka marrë drejtimin e Ferizajt U21, ku synon që të nxjerr futbollist për ekipin e parë.

Me angazhimin e Lecit te skuadra U21, Ferizaj tregon se ka një projekt shumë të mirë ku nuk po mendon vetëm për skuadrën e parë, por edhe për gjeneratat e reja. /Gazeta Olle/ 

Argjentina kualifikohet nga Grupi A, Kanada merr fitoren e parë

Trajneri i Rubin Kazanit tregon se a llogarit në Dakun pas veprimit në Evropian